Maqedonia e  Veriut ka regjistruar  375 të infektuar me koronavirus nga 2,744 teste të kryera në 24 orët e fundit.

180 të infektuar u regjistruan në Shkup, Prilep 30, Manastir 28, Kavadar 26, Kumanovë 13, Veles  12, Radovish 11, Dellçevë 9, Koçani dhe Vallandova nga 8, Kriva Pallanka dhe Resnja nga 7, Ohri  5 , Tetova dhe Makedonski Brod nga 4, Gostivari, Shtipi, Kërçova, Demir Hisar dhe Makedonska Kamenica nga 3, Strumicë dhe Gjevgjeli nga 2, Struga, Negotina, Krusheva dhe Pehçeva nga 1.

Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 507 pacientë të shëruar nga koronavirusi.

Po ashtu, autoritetet e shëndetit në vend njoftuan se si pasojë e sëmundjes nuk mundën të mbijetonin 9 qytetarë, tre persona nga Shkupi, 87, 78 dhe 62 vjeç dhe nga një nga Kavadari 60, Struga 83, Strumica 72, Koçani 59, Shtipi 73 dhe Sveti Nikole 86.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA