Qëlloi me armë zjarri dhe plagosi një person gjatë një konflikt për motive të dobëta, shpallet në kërkim 26-vjeçari në Bajram Curr Një aksident i rëndë ka ndodhur në qytetin e Elbasanit, ku si pasojë e daljes së një automjeti nga rruga në fshatin Mengël, ka humbur jetën shoferi 20-vjeçar.
Mësohet që automjeti me shofer shtetasin R.P., të ketë dalë nga aksi dhe është përmbysur mes vreshtave, anës rrugës.
Makina e kthyer përmbys është parë me vonesë nga banorët, ndërsa kanë qenë forcat e zjarrfikëses që kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit të pajetë nga makina.
“Më datë 07.12.2021, rreth orës 11:40, në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, në fshatin Mengël, shtetasi R. P., duke drejtuar mjetin ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë shtetasi R. P. ka humbur jetën në vendngjarje”, njofton policia.
Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga Top Channel, automjeti shihet i përmbysur në mes të vreshtit.
Ndërkaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Top Channel