Meta del kundër Kushtetueses/ Vendimi i gjykatës për zgjedhjet konsiderohet shkelje e rëndë

07/12/2021 19:32

Të gjitha vendimet e forta presidenti Ilir Meta, në të shkuarën i ka komunikuar vetë. Kësaj here komentin presidencial të mospajtimit dhe kundërshtimit të vendimin të Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet e 30 Qershorit, ia besoi këshilltarit ligjor  Bledar  Dërvishaj.

“Kjo gjykatë i zhgënjeu të gjithë.  Me këtë vendim shpalli veten jo kompetente.  Gjykata Kushtetuese faktikisht e la çështjen pa zgjidhje përfundimtare. Me vendimmarrjen nuk pati vullnet ta zgjidhje ia la juridiksionit politik. Ka cenuar parimet e procesit të rregullt ligjor”, sipas Dervishajt.

Kjo gjykatë sipas presidencës i  dërgoi Komisionit të Venecias vetëm  pyetje për ti dhënë mundësi vetes për ta shpallur veten jo kompetente.

 “Shkelje e rëndë.  Na krijon bindjen se ishte një taktikë për ta shtyrë në kohë vendimmarrjen për mos të përmbush.  Gjykata me vendimin në një linjë me qeverinë”, tha Dervishaj.

Se cilat do të jenë hapat e mëtejshëm për këtë çështje presidenti do ti njoftojë në ditët në vijim.

Por një gjë është e qartë.  Futja e presidentit me këtë qëndrim në një kurs të fortë përplasje edhe më Gjykatën Kushtetuese.

Pikërisht ky front i ri beteje i hapur nga Ilir Meta,  ndodh në një kohë kur kjo gjykatë më  18 Janar  2022, do të nisë shqyrtimin e legjitimitetit të shkarkimit nga parlamenti të presidentit me 104 vota,  në seancën e 9 Qershorit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA