Ky është i ndjeri Adem Rusi, i dënuari shqiptar, i cili i dha fund jetës, ndërsa ishte duke u transportuar nga spitali i burgut drejt qelisë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Greqi.
Mediat greke raportuan ditën e djeshme se shqiptari i kishte dhënë fund jetës duke u vetëvarur me lidhëset e këpucëve në kangjellat e furgonit të policisë.
Por ky variant është hedhur poshtë nga vëllai i tij Shkëlqim Rusi. Ky i fundit në një prononcim për mediat në Korçë ka thënë se kjo është një vrasje dhe sipas tij është bërë nga vetë gardianët.
Ai kërkoi që autopsia e trupit të viktimës të bëhet në Shqipëri dhe sigurisht që të zbardhet ngjarja. Ai tha se vëllait të tij i kishin mbetur edhe 2-3 muaj dënim për të vuajtur dhe nuk kishte arsye për të ndërmarrë këtë akt të rëndë ndaj vetes.
Top Channel