Elbasan/ Arrestohen 2 persona, njëri i dehur në timon, tjetri nuk kishte leje drejtimi
07/12/2021 11:38
Policia e Elbasanit ka vënë në pranga dy persona, pasi akuzohen për kryerjen e veprës penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
“Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban pranë DVP Elbasan bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. A., 18 vjeç, banues në Librazhd, pasi u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke drejtuar mjetin, pa leje drejtimi.
Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit J. T., 40 vjeç, banues në Librazhd, pasi, në fshatin Rrapun, u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur”, njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Top Channel