Bashkia Mat ka nisur përgatitjet për festat e fundvitit, Krishtlindjet dhe Vitin e Ri 2022.

Gjatë një ceremonie festive në sheshin “Kastriotët” në Burrel u realizua ndezja simbolike e dritave të pemës së Vitit të Ri.

Fëmijë dhe banorë të qytetit të Burrelit iu bashkuan zbukurimit të qytetit dhe pemës nga ana e bashkisë Mat.

Ndërkohë kryebashkiaku Agron Malaj tha se kjo është një ditë e bukur pas një viti të vështirë.

“Ju uroj një vit të mbarë të gjitha familjeve matjane. Pas një viti të vështirë për shkak të pandemisë uroj që jeta e çdo banori të kësaj treve të jetë më e mirë, më e begatë, më e lumtur”, tha Malaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA