Një shtëpi bari është zbuluar në në Shënavlash të Durrësit dhe janë vënë në pranga babë e bir dhe tre punonjës të OSHEE-së.

Gjatë informacioneve  të marra, u evidentua  banesë e përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, në të cilën kishte lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Në katin e katërt të baneses së personit Sh. K., u gjetën dhe u sekuestruan 15 kg e 100 gramë lëndë kanabis dhe 254 bimë narkotike.

Në vijim të veprimeve janë arrestuar edhe D. A., S. P. dhe A. K., punonjës së OSHEE-së, pasi nuk kanë kallëzuar për krimin dhe kanë shpërdoruar detyrën.

 “Finalizohet operacioni policor antikanabis i koduar “Meshigli”.  Gjatë operacionit goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike, me llamba. Arrestohen në flagrancë babë e bir, për kultivim të bimëve narkotike me llamba dhe përshtatje të ambientit për këtë qëllim.  Gjithashtu, gjatë operacionit vihen në pranga edhe 3 punonjës të OSHEE-së, për moskallëzim krimi dhe shpërdorim detyre.  Sekuestrohet baza materiale elektrike që shërbente për kultivimin e kanabisit, me anë të ngrohjes.   Pas një pune gjurmuese, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, për një ambient të përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, nga strukturat e hetimit të krimit në DVP Durrës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Durrës, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Meshigli”. Gjatë këtij operacioni, në Shënavlash, u evidentua një banesë e përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, në të cilën kishte lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.  U arrestuan në flagrancë shtetasi Sh. K. dhe djali i tij, shtetasi I. K., banues në fshatin Shënavlash.   Në katin e katërt të baneses së shtetasit Sh. K., u gjetën dhe u sekuestruan 15 kg e 100 gramë lëndë e dyshuar cannabis sativa dhe 254 bimë narkotike.  Në vijim të veprimeve janë arrestuar në flagrancë edhe shtetasit:  D. A., S. P. dhe A. K., punonjës së OSHEE-së, pasi nuk kanë kallëzuar për krimin dhe kanë shpërdoruar detyrën. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, sipas policisë.

Sipas “bluve”, materialet do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme dhe zbardhjen e ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA