Një 76-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëhedhur nga dritarja e katit të dytë të banesës së tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Shkodër, rreth orës 04:00 të mëngjesit të ditës së sotme.

Fillimisht ai ka marrë plagë të rënda në kokë dhe është transportuar me urgjencë në spital, por nuk ka mundur t’u mbijetojë dot plagëve të marra.

“Më datë 06.12.2021, rreth orës 04:00, është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër, shtetasi Rr. C., 76 vjeç, banues në fshatin Dobraç, Shkodër, i cili ka patur dëmtime në kokë.

Ky shtetas dyshohet se është vetëhedhur nga dritarja e katit të dytë të banesës tij dhe për shkak të dëmtimeve ka ndërruar jetë në spital”, njofton policia.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA