Përkeqësimi i kushteve metereologjike me gjirin e Vlorës pezullon lundrimin e mjeteve të vogla dhe atyre të peshkimit në portin e Vlorës për 6 ditët e ardhshme.

Kapiteneria e portit bën me dije se në  bazë  të  parashikimit  për  situatën  hidrometeorologjike  të  përkeqësuar  në  gjirin  e  Vlorës  dhe  jashtë saj  për  ditën e sotme do të jetë  në  drejtimin JUG-JUGPERENDIM në  forcën  4-5bft 08-10m/s brenda  gjirit  të  Vlorës  dhe  jashtë  gjirit  të  Vlorës  në  forcën  6-7bft 10-17m/s me lartësi dallge  nga  1.50  deri  2.50  metra.

Sipas kapitenerisë përmirësimi  i  situatës meteorologjike  të  përkeqësuar  në  gjirin e  Vlorës  dhe  jashtë  saj  për  mjetet  e  vogla lundruese  dhe  të peshkimit  do të nisë nga ora 16:00 e pasdites së sotme.

Sakaq edhe bashkia e qytetit  në bazë të parashikimeve paralajmëron qytetarët të bëjnë kujdes dhe te shmangin lëvizjet e panevojshme me automjete në akset problematike si dhe parkimin e automjeteve në to , për ditët ne vazhdim.

” Të nderuar qytetarë!

Parashikimet e meterologëve paralajmërojnë mot të keq prej pasdites së sotme 5 Dhjetor deri më 7 Dhjetor!

Reshjet e shiut do të intensifikohen prej orës 18.00 e në  vazhdim të shoqëruara dhe me stuhi te forta, për këtë arsye do t’ju luteshim të shmangni lëvizjet e panevojshme me automjete në akset problematike si dhe parkimin e automjeteve në to.

Paralajmërimet e meteorologëve për fortuna kërkojnë  të jemi të kujdesshëm!  Për çdo nevojë urgjente  kontaktoni me Shërbimet Publike të Bashkisë dhe Ujësjellës Kanalizime, ose në faqen tonë zyrtare në “Facebook””.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA