Rivënia në skenë e komedisë “Prefekti” nga Teatri Kombëtar, ku vihet në lojë prefekti Qazim Mulleti ka rindezur debatin mbi veprat e kohës së regjimit komunist që denigron disa prej figurave historike.
E megjithatë në Open regjisori Spiro Duni tha se risjellja e kësaj vepre në formë leximi nuk kishte për qëllim të provokojë por përkundrazi të risjellë dhe të nxjerrë më të mirën në pah.
Por shkrimtarja Flutura Açka tha se e sheh leximin e veprës një provokim dhe madje denigrim.
Por këtu ndërhyri menjëherë regjisori Spiro Duni i cili tha se fjala denigrim, ishte e papërshtatshme në këtë rast.
Açka: Si fillim duhet të heqim nga gjykimi aktorët se janë thjesht interpretues. Po sillni në skenë një vepër që është stigmatizuar.Unë vetë e shikoj pak provokative dhe të tepruar, është një figurë interesante Qazim Mulleti, ne nuk kemi një libër për të , si mund të sjellim diçka që e denigron atë.
Ju nëse keni bërë retushime, duhet ti shoh ato, po megjithatë duhet ta nisnin që nga titulli, nga Prefekti, ta bënit perfekti, ky njeri dinte 8 gjuhë të huaja.
Ky njeri ka mbajtur flamurin në pavarësinë e Tiranës. Vënia në 28 në skenë, më duket pak ndarëse, tjetra jemi në kohën e debatit publik me këtë çështje. Nuk mund të prekësh njerëz që i kanë vuajtur këto realitet, është vepër që flet me emra.
Top Channel