Në Kroaci konfirmohen dy rastet e para me variantin Omicron

06/12/2021 14:34

Në Kroaci, më 6 dhjetor janë konfirmuar dy rastet e para me variantin, Omicron të koronavirusit, njoftoi Instituti Kombëtar i Shëndetësisë në Zagreb.

“Nuk jemi të sigurt lidhur me burimin e infektimit e as nëse këta dy njerëz kanë udhëtuar jashtë vendit. Besojmë se janë infektuar gjatë një takimi të punës në të cilin të dy personat kishin marrë pjesë”, tha Bernard Kaiq, epidemiolog në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë.

Sipas tij në këtë takim të punës, kishte të pranishëm edhe mysafirë jashtë Kroacisë. Që nga shpërthimi i pandemisë në Kroaci janë regjistruar më shumë se 631 mijë raste të të infektuarve dhe mbi 11 mijë të vdekur.

Raportimet nga Afrika e Jugut –ku Omicroni u identifikua për herë të parë, dhe që atëherë po përhapet me shpejtësi edhe në shtete të tjera –sugjerojnë se ky variant mund të shkaktojë simptoma më të lehta krahasuar me variantet paraprake.

Omicroni besohet se është më ngjitës sesa variantet tjera, përfshirë variantin Delta, por shkencëtarët ende po punojnë për të kuptuar se sa efektiv është ky variant për të shmangur mbrojtjen nga vaksinat./ REL

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA