Reshjet e shiut që kanë rënë gjatë natës nuk kanë sjellë asnjë problem për qytetin e Vlorës, por dhe për rrethin e saj. Në këto momente shiu në qytetin e Vlorës ka pushuar.

Në  bazë  të  parashikimit  për  situatën  hidrometeorologjike  të  përkeqësuar  në  gjirin  e  Vlorës  dhe  jashtë saj  për  ditën e sotme, mësohet se do të jetë  në  drejtimin JUG-JUGPERENDIM në  forcën  4-5bft 08-10m/s brenda  gjirit  të  Vlorës  dhe  jashtë  gjirit  të  Vlorës  në  forcën  6-7bft 10-17m/s me lartësi dallge  nga  1.50  deri  2.50  metra.

Përmirësimi  i  situatës meteorologjike  të  përkeqësuar  në  gjirin e  Vlorës  dhe  jashtë  saj  për  mjetet  e  vogla lundruese  dhe  të peshkimit  do të  jetë në datën  06.12.2021/16:00.

Moti i keq ka sjellë probleme në Durrës ku shumica e rrugëve të qytetit janë zgjuar të përmbytura, ndërsa rënie të inerteve dhe gurëve nëpër rrugë ka pasur edhe në disa akse të qytetit të Elbasanit. Falë ndërhyrjes së ARRSH rrugët janë pastruar dhe janë hapur për qarkullimin e lirë dhe pa problem të mjeteve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA