“Më shau nënën”/ Detaje të reja nga vrasja në Greqi, fëmijët ishin në dhomën ngjitur

06/12/2021 13:42

Fëmijët, njëri 8 e tjetri 10 vjeç, flinin në dhomën ngjitur, kur 40-vjeçari shqiptar me iniciale X.F mbyti gruan e tij, një ngjarje kjo që tronditi opinionin publik në Greqi.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Vlachiotis të Lakonisë. Mediat greke thonë se shqiptari nuk kishte precedentë penalë dhe as nuk ka pasur ndonjë denoncim për dhunë nga bashkëshortja e tij.

Dëshmitarët thonë se çifti pati një zënkë të tmerrshme përpara se të ndodhte vrasja e 36-vjeçares.

Burri e ka mbytur me duar, e pastaj është larguar nga shtëpia, por më vonë e ka njoftuar vetë policinë, e cila e gjeti në banesë, pranë gruas tashmë të pajetë.

Ai rrëfeu se gruaja kishte dashur ta linte dhe atij i ishin errur sytë kur ajo i ka ofenduar të ëmën.

Shtypi grek shkruan se burri kishte një xhelozi të tepruar dhe mendonte se e shoqja e tradhtonte, e kjo mund të ketë qenë një nga arsyet përse ajo kërkonte ndarjen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA