Foto ilustruese

Një këmbësor u përplas për vdekje nga një mjet këtë pasdite në Lezhë.

Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Balldre-Torovicë, një rrugë rurale e fshatit Torovicë. Viktima i identifikuar si Ndue Sokoli u dërgua në spital, por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.

Drejtuesi i mjetit tip “Benz” ka braktisur mjetin dhe është larguar nga vendi.

Nuk dihet nëse ka qenë kalim i gabuar i këmbësorit në rrugë apo shpejtësia e lartë me të cilën makina lëvizte. Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe grupi hetimor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA