Rivënia në skenë e komedisë “Prefekti” nga Teatri Kombëtar, ku vihet në lojë prefekti Qazim Mulleti ka rindezur debatin mbi veprat e kohës së regjimit komunist që denigron disa prej figurave historike.
E megjithatë në Open regjisori Spiro Duni tha se risjellja e kësaj vepre në formë leximi nuk kishte për qëllim të provokojë por përkundrazi të risjellë dhe të nxjerrë më të mirën në pah.
Por mbesa e Qazim Mulletit, personazhi real në veprën “Prefekti” që u rilexua më 28 nëntor nga aktorët e Teatrit Kombëtar , në një lidhje live në Open ndërhyri dhe i tha regjisorit Duni se risjellja e veprës ishte e dhimbshme për të dhe familjarët e saj.
Debati në Open
Spiro Duni: E solla për ta ridemsionuar, për të marrë më të mirën , shume e kanë analizuar pa e parë të gjithëve.
S’është ngritja e kundërt. Unë kam besim që falja e asaj familje është rivënia e kësaj vepre ne dimensione të reja. Unë e kam ndryshuar tekstin, unë kam heq marrinat, ato që e nxjerrin Hajrien injorante. Është një lexim, nuk bëra shfaqje.
Qazim Mulleti nuk ishte hero, ishte një njeri me shkollim të madh, dhe kaq, dhe ai ka veset e veta.
Besforta Mulleti: Deri para një jave nuk e kisha parë , nuk e kam parë të plotë. Kisha thënë që të mos ta shikoja se për mua është e dhimbshme, se unë jam stërmbesa, imagjinoni sa e vështirë është për familjarët e mi.
Unë ndjehem njësoj e prekur se nuk shoh ndonjë devijim nga vepra e parë. Lajmërimi u bë me titullin Prefekti, dhe me auto Besim Lëvonja, tani me ç’qëllim bëhet një komedi tallëse me emra të vërteta, Qazimi , Hajria , Reshiti etj. Unë nuk iu vë faj aktorëve se ata po bëjnë punët e tyre, po artistët kanë një detyrim moral ama.
Duni: Është lexim, doja të shihja se ku mund të qëndronte, ishte një sprovë. Debatet filluan pa parë dhe lexuar leximin.
Mulleti: Ju mund të na kishit thënë më parë
Duni: Do hiqet emri
Mulleti: Është shumë vonë, dëmi është bërë.
Top Channel