Debatet për “Prefektin”/ Kush ishte në të vërtetë Qazim Mulleti? Flet historiani Milo

06/12/2021 22:03

Rivënia në skenë e komedisë “Prefekti” nga Teatri Kombëtar, ku vihet në lojë prefekti Qazim Mulleti ka rindezur debatin mbi veprat e kohës së regjimit komunist që denigron disa prej figurave historike.

Në debatin në emisionin “Open”, regjisori Spiro Duni tha se risjellja e kësaj vepre në formë leximi nuk kishte për qëllim të provokojë, por të nxjerrë më të mirën në pah.

Historiani Paskal Milo thotë se Qazim Mulleti, që mbante pozicionin e prefektit të Tiranës gjatë pushtimit fashist, është një nga personalitet me dritëhije të historisë.

Së pari shpreh keqardhje për vuajtjet e njerëzve të familjes Mulleti në atë kohë. Shumë figura historike në Shqipëri, janë personalitete me dritëhije. Kanë dhënë kontribut dhe në një periudhë tjetër kanë gabuar, sepse është e pashmangshme.

Qazim Mulleti ka qenë anëtar i organizatës Bashkimi Kombëtar. Me shumë bashkëpunëtor, krijuan Bashkimin Kombëtar. Përfaqëson të djathtën shqiptare antizogiste. Ka qenë pjesë e atentatit ndaj Ahmet Zogut”.

Sipas historianit, kur Shqipëria u pushtua nga Italia fashiste, në Itali erdhën mbështetësit e saj, mes të cilëve dhe Mulleti. “I vunë si anëtar të Këshillit të Shtetit dhe u jepte rrogë”, thotë ai.

Më pas, figura e tij cilësohet si antikomunist ekstrem, që iu kundërvu sistemit, që më pas e persekutoi atë dhe të gjithë familjen e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA