Emiratet e Bashkuara Arabe blenë 80 avionë luftarakë Rafale nga Franca, prodhim i Dassault Aviation dhe 12 helikopterë Caracal të Airbus Helicopters në një kontratë armatimesh që kap vlerën e 17 miliardë eurove.
Megjithatë, ato e bënë të qartë se kjo marrëveshje nuk zëvendëson planin për të blerë F 35-sa amerikane, i cili është ngadalësuar nga shqetësimet e Washingtonit mbi marrëdhënien e Abu Dhabi-it me Kinën.
Gjeneral major Ibrahim Nasser Al Alawi, komandant i forcave ajrorë të Emirateve, u shpreh se ujdia për Rafalet franceze nuk është alternativë e marrëveshjes për F35-at.
“Është më shumë diçka plotësuese, që na ndihmon teksa zhvillojnë më tej aftësitë e forcave tona ajrore”, shpjegoi ai, duke shtuar se vendi po kërkon prej kohësh ta zëvendësojë flotën e vet ajrore të Mirage.
Pakti më i madh i shitjes së armëve që Franca ka arritur përtej detit, u vulos gjatë udhëtimit të presidentit Emmanuel Macron në rajonin e Gjirit, që parashikonte dhe vizita në Katar e Arabinë Saudite.
Top Channel