Policia e Tiranës ka vënë në pranga një persona si dhe ka proceduar penalisht tre të tjerë për vepra të ndryshme penale.

I arrestuari është një 26-vjeçar, të cilit gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. S. alias A. P., 26 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa”, njofton policia.

Ndërsa janë proceduar penalisht një 21, një 37 dhe një 36-vjeçar, pas kontrolleve në lokale dhe ambiente të ndryshme, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive të palejuara për lojërat e fatit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2, në vijim të kontrolleve në lokale dhe ambiente të ndryshme, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive të palejuara për lojrat e fatit, proceduan penalisht shtetasit:

– K. H., 21 vjeç dhe E. S., 37 vjeç për veprën penale “Organizimi i llotarive të palejuara”, pasi gjatë kontrollit në lokalin në pronësi të shtetasit K. H., shtetasit E. S., iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një telefon që dyshohet se përdorej për vendosjen e lotove sportive.

Gjithashtu, në vijim të këtyre kontrolleve, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4, proceduan penalisht shtetasin M. M., 36 vjeç për veprën penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara” pasi ka vendosur lokalin e tij në dispozicion për lojra të palejuara. Gjatë kontrollit të lokalit iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një aparat Drinvbox dhe një telefon celular”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA