Sot Dita Botërore e Vullnetarizmit/ Tiranë, nxënësit shpërndajnë pako për familjet e varfra

05/12/2021 20:29

Edhe pse Dita Botërore e Vullnetarizmit përkoi të dielën, kjo ditë nuk ishte pushim për gjimnazistët e shkollës së mesme “Qemal Stafa”. 

“Ne vendosëm në 5 dhjetor ditën ndërkombëtare të vullnetarizmit që t’iu dhurojmë disa buzëqeshje familjeve që nuk janë në kushte të barabarta me ne”, tha Egnald Cela, president i gjimnazit “Qemal Stafa”.

Ata  vullnetarisht përgatitën disa pako me ndihma dhe trokitën vetë në shtëpitë e familjeve në nevojë.

Nxënësit vullnetarë tregojnë se kontributi i tyre është i vazhdueshëm në shoqëri me nisma të tilla dhe jo vetëm në këtë ditë të shënuar nga asambleja e kombeve të bashkuar në vitin 1985 që ka qëllim ndërgjegjësimin e njerëzve për të ndihmuar të tjerët edhe pa marr gjë në këmbim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA