Sherr në Elbasan, një i plagosur në gjendje të rëndë/ Transportohet tek Trauma në Tiranë, kapet autori

05/12/2021 19:51

Një 41-vjeçar ndodhet në gjendje të rëndë tek spitali i Traumës në Tiranë, pasi u plagos gjatë konfliktit me një person tjetër në lagjen “Vullnetari” në Elbasan.

Gjatë konfliktit ai është rrëzuar në shkallët e lokalit ku ndodheshin dhe për pasojë dëmtoi kokën.

Nuk dihet ende shkaku i konfliktit mes tyre, ndërsa policia kapi autorin pas disa orësh kërkim dhe krehje të zonës.

“Më datë 05.12.2021, në lagjen “Vullnetari”, në një lokal, shtetasi A.Q, 41 vjeç, pas një konflikti fizik të çastit me një person ende të paidentifikuar, është rrëzuar në shkallët e lokalit e për pasojë ka është dëmtuar në kokë dhe po transportohet për në  Spitalin e Traumës në Tiranë  për ndihmë mjeksore më të specializuar. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje po krehin zonën me qëllim kapjen e autorit”, sipas policisë.

Sipas policisë ai është B.K., 24 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

“Falë reagimit në kohë, kontrolleve intensive, krehjes së zonës dhe marrjes së informacioneve në rrugë operative, u bë i mundur lokalizimi dhe kapja e autorit të dyshuar të ngjarjes. Në përfundim të veprimeve të para hetimore, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B.K., 24 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.Ky shtetas për motive të dobëta, gjatë një konflikti fizik të çastit, rrëzoi në shkallë shtetasin A.Q., duke i shkaktuar plagë të rënda, i cili ndodhet në Spitalin Universitar të Traumës në Tiranë, për ndihmë më të specializuar mjekësore. Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, sipas “bluve”.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA