Ndizen dritat e festës së Krishtlindjeve në Betlehem, turistët munguan prej kufizimeve të Covid-19

05/12/2021 11:02

Në Betlehem u ndezën dritat e festës së krishtlindjeve. Përballë kishës së lindjes së Krishtit ishin mijëra besimtarë e turistë si dhe kryeministri palestinez Mohamad Shtajeh.

Besimtarët u shprehën se presin një vit më të mirë dhe plot bekime. Por jo të gjithë mundën ta ndiqnin fizikisht në shesh këtë ceremoni. Grupe të tëra turistësh nuk ia dolën dot të mbërrinin për shkak të kufizimeve që po shkakton varianti i ri i koronavirusit Omicron.

Për shkak të pandemisë kemi 67 hotele të mbyllura dhe mëse 120 dyqane që shesin antikuare kanë mbyllur qepenët. Kjo sëmundje i ka sjellë shumë dëme ekonomisë së Betlehemit, sidomosCo në këtë periudhë festive.

Shfaqja e Omicron po ndikon në mënyrën e festimeve këtë fundvit në shumë vende të botës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA