Merkel: Merreni seriozisht këtë virus të pabesë

05/12/2021 02:22

Në video-mesazhin e saj të fundit si kancelare, Angela Merkel ka bërë thirrje për solidaritet në luftën kundër përhapjes së koronavirusit dhe ka rinovuar apelin e saj për më shumë vaksinime.

”Ne jemi në mes të kësaj vale të katërt të pandemisë në një situatë shumë të rëndë dhe në disa rajone të vendit gjendja mund të quhet dramatike. Merreni seriozisht këtë virus të pabesë”, kërkoi ajo. Merkel iu referua “njësive të mbipopulluara të kujdesit intensiv”, pacientëve të sëmurë rëndë që duhej të fluturonin nëpër Gjermani dhe “numrit tmerrësisht të lartë” të njerëzve të cilëve virusi u ka kushtuar jetën.

”Secili prej tyre lë pas familje apo miq, të shtangur dhe të pafuqishëm. Kjo është veçanërisht e hidhur sepse mund të shmanget me vaksina efektive dhe të sigurta”, shtoi ajo. Merkel falënderoi të gjithë ata “që janë të arsyeshëm dhe të kuptueshëm në këtë kohë të vështirë” dhe iu qëndruan rregullave për mbrojtje të vetvetes si dhe për kujdesin për të tjerët.

“Ata përbëjnë shumicën dërrmuese në vendin tonë. Ata tregojnë çdo ditë shpirtin qytetar që është kaq i mrekullueshëm për vendin tonë dhe pa të cilin asnjë kancelar apo qeveri nuk mund të arrijë asgjë”, tha ajo. ”Javët e vështira që vijnë mund të kapërcehen vetëm me një përpjekje të përbashkët”, tha Merkel.

Merkel largohet nga detyra javën e ardhshme dhe do të pasohet si kancelar nga Olaf Scholz i social-demokratëve (SPD). Scholz do të udhëheqë një koalicion trepalësh me të gjelbrit dhe FDP.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA