Një memorandum mirëkuptimi është nënshkruar sot mes Universitetit Shtetëror të Miçiganit dhe atij Bujqësor në Kamëz.

I pranishëm në Miçigan, Kryeministri i vendit, Edi Rama, i shoqëruar nga Ministrja e Arsimit Evis Kushi, tha se hapja e universiteteve shqiptare ndaj atyre ndërkombëtare, me programe e projekte të përbashkëta, do t’u mundësojnë të rinjve studime të nivelit të lartë.

“Ishte një vizitë e jashtëzakonshme nga pikëpamja e interesit për të krijuar këtë lidhje mes këtij universiteti prestigjioz në SHBA dhe Universitetit tonë të Bujqësisë, por jo vetëm. Kemi firmosur marrëveshje mirëkuptimi dhe presim në fillim të vitit ët ardhshëm të kemi një vizitë puna për të parë si mund të ecim më tej për të krijuar një tjetër mundësi studentëve tanë që të mund të qëndrojnë në Shqipëri dhe të studiojnë me kushtet dhe mësimdhënien më të lartë si në universitet më të mira të botës. Kjo është një miqësi që lindi nga një tjetër miqësi mes universitetit të Miçiganit dhe profesorëve të këtij universiteti në Afganistan që ne i kemi strehuar në Shqipëri. Në këtë mënyrë kemi hapur një derë të re me miq e partnerë të rinj që do sjellin në Shqipëri më shumë dije  e mundësi për të rinjtë tanë”, tha kryeministri.

Kurt Richter, profesor në Universitetin e Miçiganit, tha se në muajt në vijim një trupë e këtij universiteti do të vizitojë Shqipërinë në saj të marrëveshjes mes dy vendeve.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA