Mbrojtja e klientëve përtej Shqipërisë, avokatët kërkojnë “Open Balkan” në profesionin e tyre

05/12/2021 10:38

Avokatët shqiptarë kërkojnë Open Balkan në profesionin e tyre dhe heqje të barrierave ligjore që i ndalon ata të mbrojnë klientët përtej Shqipërisë.

Kjo ambicie e aavokatëve u përsërit edhe në konferencën e tetë për drejtësinë, ku u bënë bashkë prokurorë, gjyqtarë, përfaqësues të Byrosë Kombëtare të Hetimit si dhe qeveritë e gjyqësorit dhe prokurorisë.

Togën e artë të avokatit për këtë vit e mori  ish presidenti i Kosovës Behxhet Pacolli, kryetari i dhomës së avokatisë së Maqedonisë së Veriut Ljubomir Mihajlovski dhe kryegjyqtari i Shkodrës Fuat Vjerdha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA