Bunkerizimi i Shqipërisë gjatë regjimit komunist vijon të tërheqë vëmendjen e medias ndërkombëtare.
Kësaj here është agjencia franceze AFP e cila fokusohet tek erozioni dhe rrethimi bunkerëve nga uji detit. Në bregdetin e Semanit thotë AFP, shumica e bunkerëve të ndërtuar me bekimin e Enver Hoxhës për tu mbrojtur nga pushtimi imagjinar amerikan dhe ai rus, sot janë nën ujë.
Bonorët e Semanit tregojnë se erozioni ka avancuar 800 metra gjatë tre dekadave të fundit.
Ekspertët e klimës të cilët punojnë për një program zhvillimi të Komeve të Bashkuara tregojnë se në një vijë bregdetare prej 427 kilometra dëmet e erozionit janë të mëdha dhe sa vjen e shtohen.
Ndërkohë në Qerret të Kavajës Vlash Moci këtë bunker e ka kthyer në një bar të cilin e vizitojnë turistët.
Top Channel