E rëndë/ Shqiptari i dënuar i jep fund jetës, var veten me lidhëse këpucësh brenda furgonit të policisë

05/12/2021 13:50

Një i burgosur shqiptar i ka dhënë fund jetës, ndërsa ishte duke u transferuar nga spitali i Amfisës në burgun e Malandrinos.

Mësohet se 38-vjeçari shqiptar ka varë veten me lidhëse këpucësh brenda furgonit, ndërsa ky i fundit ishte ne ecje. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e së enjtes, por vetëm ditën e sotme është bërë publike nga mediat fqinje.

Shqiptari, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, ishte dërguar i në spital nga gardianët e jashtëm të burgut, për shkak të problemeve shëndetësore. Ai ishte dënuar për disa vepra të ndryshme penale.

Ndërkohë policia përkatëse po heton rrethanat në të cilat i arrestuari i ka dhënë fund jetës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA