Bilanci nga aksidentet e kësaj të diele dhjetori është dy të vdekur dhe shtatë të plagosur, mes tyre edhe një vajzë vetëm 10 vjeç.

Shtatë aksidente ndodhën në vetëm pak orë, ndërsa shkak i disa prej tyre ka qenë edhe lagështira e krijuar prej shirave që kanë përfshirë vendin prej ditësh tashmë.

Aksidentet me viktima ndodhën në aksin rrugor Fushë Krujë- Milot dhe në fshatin Hamil të Fierit.

Në orët e para të mëngjesit automjet me drejtues T. D., 53 vjeç  përplasi për vdekje këmbësorin E. M., 67 vjeç, banues në Tiranë. Nuk dihen ende shkaqet, ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Polici.

Ndërsa pas disa orësh një 55-vjeçar duke drejtuar zetorin në tokat bujqësore në fshatin Hamil për shkak të lagështirës  ka rrëshqitur dhe ka rënë në një kanal.

Drejtuesi ndërroi jetë dhe u dëmtua vajza e tij 10 vjeçe e cila po merr mjekim në Spitalin Rajonal Fier.

Dy aksidente kanë ndodhur në Korçë me pasojë plagosjen e tre personave.

Rreth orës 04:00, në rrugën e Malit Moravë, Korçë, shtetasi  një 36-vjeçar duke drejtuar makinën tip “Audi” humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga. U pl;agos vetë shoferi dhe pasagjeri rreth 32 vjeç, të cilët ndodhen në Spitalin e Korçës, nën kujdesin e mjekëve.

Ndërsa 45 minuta më pas  në lagjen nr. 18, Korçë, një automjet ka përplasur një 58-vjeçare që po ecte në rrugë dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

Gruaja ndodhet në Spitalin e Korçës, jashtë rezikut për jetën, ndërsa po punohet për kapjen e autorit.

Rreth orës 17:00, në aksin rrugor Tapizë- Thumanë, një makinë ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin R. T., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa në aksin rrugor Elbasan-Peqin, shoferi 23-vjeçar duke drejtuar mjetin dyshohet se ka humbur kontrollin dhe doli nga rruga.

Për pasojë, janë dëmtuar pasagjerët në mjet, M. S., rreth 48 vjeçe, R. S., 52 vjeçe dhe K. S., 21 vjeç, banues në Elbasan, të cilët ndodhen në Spitalin e Elbasan, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa rreth orës 17:40, në aksin rrugor Kryebushat – Vau Dejës shoferi 59 vjeç, banues në Lezhë, ka përplasur me makinë një këmbësor 61 vjeç, banues në Stajkë të Vaut të Dejës. I plagosuri ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA