Bunkerizimi i Shqipërisë gjatë regjimit komunist vijon të tërheqë vëmendjen e medias ndërkombëtare.

Kësaj here është agjencia franceze AFP e cila fokusohet tek erozioni dhe rrethimi bunkerëve nga uji detit.

Në bregdetin e Semanit thotë AFP, shumica e bunkerëve të ndërtuar me bekimin e Enver Hoxhës për tu mbrojtur nga pushtimi imagjinar amerikan dhe ai rus, sot janë nën ujë.

Banorët e Semanit tregojnë se erozioni ka avancuar 800 metra gjatë tre dekadave të fundit.

Ekspertët e klimës të cilët punojnë për një program zhvillimi të Kombeve të Bashkuara tregojnë se në një vijë bregdetare prej 427 kilometra dëmet e erozionit janë të mëdha dhe sa vjen e shtohen.

Ndërkohë në Qerret të Kavajës, Vlash Moci këtë bunker e ka kthyer në një bar të cilin e vizitojnë turistët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA