Tre persona janë arrestuar nga policia e Vlorës pasi u kapën duke transportuar 30 kg kanabis me qëllim shitjen e asaj.

Ata janë identifikuar si A.T.,34 vjeç., S.B.,29 vjeç., banues në Vlorë dhe shtetasit A.V., 34 vjeç.,banues në Bishan, Vlorë. Arrestimi i tyre u bë nga specialistët  e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me “Shqiponjat” dhe  Forcat e Posaçme Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë.

Shërbimet e Policisë, bazuar në informacionet e marra gjatë operacionit policor, në fshatin Bishan , bënë lokalizimin dhe bllokimin e automjetit me të cilin dyshohej se transportohej lëndë narkotike.

Nga kontrolli fizik i personave të arrestuar dhe i mjetit tip ”Ford”, në të cilin ata udhëtonin, u gjetën lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa, me peshë 30 kilogramë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike. Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA