27/12 09:28
Në rajonin e Javas Lindore të Indonezisë shpërtheu vullkani Semeru.
Në shpërthimin që ndodhi në vullkanin Semeru me një lartësi prej 3.676 metra në rajonin Lumajang thuhet se vendbanimet përreth u mbuluan nga tymi dhe hiri intensiv.
Zyrtari i rajonit Lumajang, Thoriqul Haq në një deklaratë për kanalin “tvOne” tha se për shkak të tymit dhe hirit shumë fshatra u zhytën në errësirë dhe se qindra persona u evakuuan në zona të sigurta.
Sipas informacioneve paraprake pas shpërthimit nuk ka të vdekur ose të plagosur.
Në Indonezi e cila ndodhet në brezin e tërmeteve dhe vullkaneve të emërtuar si “Unaza e Zjarrtë e Paqësorit”, janë aktivë rreth 130 vullkane.
Top Channel