Shpërthen vullkani në Indonezi/ Humb jetën një person, fshatrat ‘zhyten’ në errësirë nga tymi

04/12/2021 17:43

Një person humbi jetën ndërsa të paktën 41 të tjerë ka pësuar djegie të rënda si pasojë e shpërthimit të vullkanit në malin Semeru, në Indonezi.

Sipas mediave të huaja, banorët u filmuan duke vrapuar për t’i shpëtuar një reje gjigante të krijuar nga hiri, që vinte nga mali Semeru.

Zyrtari i rajonit Lumajang, Thoriqul Haq në një deklaratë për kanalin “tvOne” tha se për shkak të tymit dhe hirit shumë fshatra u zhytën në errësirë dhe se qindra persona u evakuuan në zona të sigurta.

Shpërthimi ndodhi rreth orës 14:30, ndërsa autoritetet lokale kanë krijuar një zonë të kufizuar brenda 5 kilometrave nga krateri.

Në Indonezi e cila ndodhet në brezin e tërmeteve dhe vullkaneve të emërtuar si “Unaza e Zjarrtë e Paqësorit”, janë aktivë rreth 130 vullkane.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA