Kishte harruar të vendoste frenën e dorës, e në rrugen e tatëpjetë, kamioni nisi të lëvizte vetë duke goditur njëri pas tjetrit 15 mjete të parkuara.
Ngjarja e ndodhur në një lagje të Stambollit, u regjistrua nga kamerat e sigurisë, ndërsa pamjet u përhapen shpejt në rrjetet sociale. Shoferi kishte shkuar të shkarkonte mallin në vendin e punës.
Pamjet tregojnë se ai parkoi normalisht kamionin e doli prej tij.
Por ndërkohë duket i kishte dalë fare nga mendja të vendoste frenën e dorës.
Shoferi del me vrap sapo kuptoi se kamioni ishte vënë në lëvizje, e madje edhe kalimtarë të rastit kanë nxituar të ofrojnë ndihmën e tyre, por ka qenë e vështirë ta ndalonin mjetin i cili ka marrë shpejtësi e është përplasur me makinat e parkuara në korsinë e kundërt.
Policia turke ka nisur një hetim për ngjarjen dhe e ka marrë shoferin në pyetje.
Top Channel