Shkon me krah silikoni që të bëjë vaksinën, kapet mat dentisti!

04/12/2021 12:10

Një stomatolog Italian është kthyer në lajmin e ditës në vendin fqinj pas gjestit të tij të pabesueshëm: 57 vjecari, i cili nuk donte të vaksinohej kundër Covid 19 por kishte nevojë për certifikatën e imunizimit, u paraqit në klinikë me një krah silikoni.

Protezën e kishte blerë online. Duke qenë së ishte një No-vax i bindur, Guido Russo ishte pezulluar nga Urdhri i Mjekut, dhe nuk vazhdonte dot punën.

Ndaj mendoi se zgjidhja më e mirë do të ishte mashtrimi, i cili në fakt, nuk funksionoi. Infermierja Filippa Bua e zbuloi menjëherë. “Në fillim më erdhi keq për të, sepse mendpva që është me një krah dhe më kishte drejtuar krahun e gabuar për vaksinimin”, rrëfeu ajo.

Por dentist e kishte pranuar pastaj gënjeshtrën dhe i kërkoi të mbyllte njërin sy e t`i lëshonte Green Pass-in.

Infermierja e ofenduar, e raportoi menjehere rastin. Qeveria italiane firmosi muajin e kaluar një dekret që e bëntë certifikatën e vaksinimit të detyueshme në frekuentimin e bareve, restorative, teatorve dhe eventeve në ambjente të mbyllura.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA