Shfuqizohet noteria për në burgje/ Urdhri i ministrit të Drejtësisë pas ankesës së shoqatës së avokatëve

04/12/2021 19:46

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja urdhëroi shfuqizimin e një urdhri që mban datën 17 nëntor, në të cilin të burgosurve u kërkohej që ta zgjedhin avokatin dhe të firmosin prokurën në prani të një noteri.

Manja e mori këtë vendim, mbas  ankesave të mbrojtësve që thanë për Top Channel se klientëve në qeli iu shtohen shpenzimet, ndërsa dhoma kombëtare e avokatisë tregoi se të dënuarve po iu cenoheshin të drejtat.

Veç të tjerave , hyrja e noterit në burg nënkuptonte  shpenzimin për këtë shërbim  prej 35 mijë lekë”, shpjegon avokati Ervis Gorishti. Por avokatët kërkojnë ndërkohë shfuqizimin e një urdhri tjetër që kërkon autorizim te prokurori të familjarëve që duan të takojnë të afërmit në qeli.

Edhe kjo pikë e ligjit duhet ndryshuar sepse për familjarët ky është dënim i dytë që shkojnë e kërkojnë takim për të afërmit përmes prokurorit”, thotë avokati Bledar Meminaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA