Djali i Biden, plane me Serbinë për investime: Dalin emailet!

04/12/2021 17:56

I biri i presidentit Joe Biden, Hunter Biden, kishte planifikuar një takim për investime me ish-presidentin serb, Boris Tadiç dhe me “individë të pasur”, shkruajnë mediat në Kosovë.

Sipas tyre, ai madje kishte ndërmend të organizonte një udhëtim atje me makinë me të atin asokohe zv/president i SHBA-së, në kohën kur ndodhej në Europë për një vizitë zyrtare.

Foxnews ka publikuar emailet që tij e dëshmojnë një gjë të tillë. Kanali i njohur televiziv pretendon se Hunter ishte duke krijuar kontakte me një agjent të huaj serb dhe me ambasadorin e atëhershëm të Serbisë në SHBA prillin e vitit 2010 më qëllimin që të organizonte takimin e mundshëm për investime.

Emailet tregojnë se Mark Doyle, që më parë kishte shërbyer si këshilltar i lartë për Joe Bidenin, dhe si drejtor për financa kombëtare në kandidaturën e pasuksesshme të Bidenit për president më 2008, kishte vënë kontakte me Hunter-in më 16 prill 2010, për t’i thënë se ishte takuar me shefin e stafit të presidentit të atëhershëm serb dhe se ata kishin kërkuar informacion mbi interesin e treguar nga djali i Biden.

Raportohej se Hunter ishte takuar me ambasadorin serb në Shtetet e Bashkuara, Vladimir Petrovic, dhe me këshilltarin e Tadiçit për siguri kombëtare, Jovan Ratkoviç. Tadiç vetë këmbëngul se nuk e ka takuar kurrë Hunter Bidenin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA