Tre persona janë vënë nën prangat e policisë në Korçë për vepra të ndryshme penale.
Një 56-vjeçar është vënë nën prangat e policisë, pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj ish gruas së tij, e cila ka qenë e pajisur me urdhër mbrojtje.
Ndërkaq, një 45-vjeçar u arrestua nga policia pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, ndërsa një 39-vjeçar u arrestua për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”.
“Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban pranë DVP Korçë, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, të shtetasit O. O., 45 vjeç, banues në Pogradec, pasi ky shtetas u kap në aksin rrugor Korçë-Pogradec, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë bënë arrestimin në flagrancë për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës” të shtetasit Sh. R., 56 vjeç, banues në Korçë, pasi ky shtetas dyshohet se në vazhdimësi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj ish-bashkëshortes së tij shtetases E. Xh., 50 vjeçe, e cila ka qenë e pajisur me urdhër mbrojtje.
Po nga këto struktura, u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, i shtetasit A. G., 39 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 9, Korçë, gjatë kontrollit fizik të tij, iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një celular i markës “Xiaomi”, i cili dyshohet se përdorej për vendosjen e basteve sportive”, njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.
Top Channel