Biden paralajmëron “Luftën e Tretë Botërore”: Po hyri Rusia në Ukrainë…

04/12/2021 13:57

Presidenti Joe Biden deklaroi se do t`ia vështirësojë shumë Vladimir Putinit ndërmarrjen e veprimeve ushtarake nëUkrainë, duke thënë se administrata e tij po përpilon një sërë iniciativash për të ulur agresionin rus.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë e bëri këtë paralajmërim për Putin, ndërsa ekziston një shqetësim në rritje për shtimin e pranisë së forcave ruse në kufirin me Ukrainën dhe retorikën gjithnjë e më agresive nga Kremlini.

“Ajo çfarë po bëj është përpilimi i një sërë iniciativash, që besoj se do të jenë më gjithëpërfshirëset dhe më domethënëset, për t’ia bërë shumë, shumë të vështirë zotit Putin që të avancojë me veprimet që njerëzit shqetësohen se ai do të ndërmarrë”, u tha gazetarëve Biden. Ai nuk dha detaje për veprimet që po shqyrton. Por, Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov, i cili u takua të enjten me Sekretarin e Shtetit Antony Blinken në Suedi, tha se Shtetet e Bashkuara kanë ngritur mundësinë e sanksioneve të reja.

Ai nuk dha detaje për këto sanksione të mundshme, por sugjeroi se kjo përpjekje nuk do të jetë efikase.Mendohet se aleatët perëndimorë e kanë shqyrtuar ndërmarrjen e një hapi të tillë në vitin 2014 dhe 2015, gjatë përshkallëzimeve të mëparshme të tensioneve për Ukrainën. Kryeministri i atëhershëm rus Dmitry Medvedev pati deklaruar se ky veprim do të ishte i barazvlefshëm me “shpalljen e luftës”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA