U plagos gjatë ‘aksionit’ për vjedhjen e një shtëpie në Lezhë, policia ‘kap mat’ në spital 22-vjeçarin

03/12/2021 08:48

Një 22-vjeçar është i ndaluari i radhës si autor i dyshuar i disa vjedhjeve në Lezhë, teksa javët e fundit janë shtuar denoncimet e qytetarëve për grabitje.

Shtetasi me iniciale E.H. ishte në kërkim, pasi dyshohet se në bashkëpunim me një shtetas tjetër tentuan të vjedhin shtëpinë e shtetasit me iniciale Z.Th. në datën 9 nëntor, në Zejman të Lezhës.

Sipas policisë, 22-vjeçari është  lënduar gjatë aksionit për vjedhjen e banesës. Ai është paraqitur në Spitalin Rajonal të Lezhës për mjekim, por pasi mësoi se policia po e ndiqte është larguar drejt një spitali privat në Tiranë, ku dhe u kap nga efektivët.

Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale “Vjedhja, mbetur në tentativë”, e kryer në bashkëpunim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA