Trafikonin kokainë nga Amerika e Jugut dhe Afrika e Veriut/ Shkatërrohet grupi italio-shqiptar, arrestohen 11 persona

03/12/2021 14:07

Një organizatë trafikantësh droge, aktive midis Shqipërisë dhe Toskanës, e përbërë nga shtetas italianë dhe shqiptarë, është shkatërruar nga policia italiane. Organizata bënte të mundur sigurimin e sasive të mëdha të kokainës dhe hashashit nga Amerika e Jugut dhe Afrika e Veriut.

Mediat fqinje shkruajnë se hetimet e policisë kanë më shumë se një vit që vijojnë dhe në qershor të vitit 2020 si rezultat i punës së mirëorganizuar nga policia italiane janë sekuestruar 17 tonë hashash në portin e Salernos.

Tashmë pas më shumë se një viti janë lëshuar urdhra paraburgimi për pjesëtarë të organizatës në Pistoia, Piza, Romë, Milano, Novara, Salerno dhe Varese.

Hetimet zbuluan përdorimin, nga të dyshuarit, të një rrjeti të dendur kontaktesh të mbajtura edhe falë telefonave celularë të koduar dhe ekzistencën e një nëngrupi, disa anëtarë të të cilit banonin në Zvicër.

Personi në krye të këtij nëngrupi zviceran, sipas asaj që është bërë e ditur nga hetimet, ka qenë edhe viktimë e zhvatjes nga bashkëpunëtorë të tjerë, të cilët në lidhje me kontratat e pasuksesshme kanë kërkuar kthimin e shumave të parave dhe  e kanë kërcënuar atë. Hetimet u kryen në kuadër të bashkëpunimit të ngushtë gjyqësor ndërkombëtar me autoritetin gjyqësor zviceran.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA