Tiranë/ Arrestohen 7 persona, procedohen 15 të tjerë. Kapet edhe 36-vjeçari që dëmtoi banesën e fqinjës dhe e dhunoi atë

03/12/2021 13:41

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 7 persona dhe ka  proceduar penalisht 15 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Mes të arrestuarve është një 36-vjeçar, i cili gjatë një konflikti për motive të dobëta ka dëmtuar banesën e fqinjës së tij dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj, si dhe ka goditur me grushte një  57 vjeçare.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit G. M., 36 vjeç, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta ka dëmtuar banesën e fqinjes së tij, shtetases F. K., 76 vjeçe, dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj, si dhe ka goditur me grushte shtetasen M. K., 57 vjeçe”, njofton policia.

Po ashtu specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit në kërkim A. V.(G)., 34 vjeç, pasi më datë 01.12.2021, me anë të mashtrimit, i ka marrë telefonin shtetasit F. Xh.

Gjithashtu specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit B. P., 33 vjeç, pasi ka tentuar të vjedhë banesën e shtetasit S. M., 57 vjeç. Gjatë kontrollit fizik, shtetasit B. P. iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Sakaq specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit H. M., 36 vjeç pasi ka kërcënuar dhe përndjekur një shtetase.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Zh. Q., 47 vjeç, pasi ka aksidentuar me pasojë vdekjen, shtetasin L. D., 60 vjeç.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve M. B., 64 vjeç dhe E. B., 43 vjeç, pasi u konstatuan duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të dehur.

Janë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit:

– E. M., 34 vjeç; E. S., 19 vjeç; N. T., 19 vjeç dhe F. B., 25 vjeç, për veprën pënale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”

– V. Z., 66 vjeç, pasi nëpërmjet mashtrimit ka vjedhur një mjet tip “Benz”;

– E. T., 27 vjeç, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, pasi u kap me leje drejtimi të falsifikuar,

– A. V., 37 vjeç dhe F. M., 28 vjeç, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”;

– K. K., 61 vjeçe, D. B., 29 vjeç dhe A. D., 58 vjeç, për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”;

– V. L., 58 vjeçe, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”;

– B. V., 36 vjeç, për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”;

– A. M., 41 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”;

– K. Q., 16 vjeç, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Gjithashtu janë referuar materialet dhe po punohet për kapjen e shtetasit N. K., 34 vjeç, pasi me anë të mashtrimit i ka vjedhur mjetin shtetases M. Sh., 28 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA