Tenderi i uniformave të policisë/ SPAK jep pretencën për 10 të akuzuarit, i konverton dënimin në shërbim prove Aurora Mullës

03/12/2021 16:22

Prokuroria e Posaçme e Apelit me tre dhjetor dha pretencën e saj për 10 personat e akuzuar për tenderin 28 milionë euro të uniformave të Policisë së Shtetit.

Mësohet se prokuroria ka kërkuar nga 1 vit e 6 muaj burg për secilin prej të pandehurve, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi ulet në 12 muaj.

Të pandehur në këtë proces janë Edlira Naqellari, Flutura Cerkezi, Ani Omuri, Klevis Hasani, Kreshnik Bejkaj, Fatmir Demneri, Mariglen Buzali, Gezim Mingaj, Anisa Bogdani dhe Aurora Mulla.

Për këtë të fundit, dënimi me burg pezullohet dhe konvertohet në 12 muaj shërbim prove.

Njëkohësisht, për të pandehurit, SPAK kërkon dënim plotësues me përjashtim nga funksionet publike për 3 vite.

Ata akuzohen për “shkelje të barazisë në tendera” dhe “shpërdorim detyre”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA