Të dyshuar për krime lufte/ Arrestohen shtatë shtetas në Bosnjë

03/12/2021 11:05

Policia në Bosnjë-Hercegovinë ka arrestuar sot shtatë persona të dyshuar për krime kundër civilëve në periudhën e konfliktit më 1992-95, kanë thënë autoritetet e sigurisë, raporton agjencia e lajmeve Associated Press.

Ky grup është zënë në qytezat lindore Bijelina dhe Sokollac, është thënë në një deklaratë të agjencisë së sigurisë në këtë shtet.

Ende nuk janë dhënë detaje tjera. Më shumë se 100,000 persona janë vrarë në luftën e Bosnjës në periudhën 1992-95, kryesisht myslianë boshnjakë, serbë dhe kroatë, raporton REL

Lufta ka përfunduar me Marrëveshjen e Dejtonit, të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara.

Republika Sërpska së bashku me Federatën Myslimane-Kroate janë dy entitetet që përbëjnë Bosnje- Hercegovinën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA