Video/ Momenti kur një gropë “thith” varkat në një kanal në Britani
Senati miratoi të enjten një projektligj mbi shpenzimet që shmang një mbyllje të pjesshme dhe financon qeverinë federale deri më 18 shkurt, pasi udhëheqësit e dy partive zbutën tensionet rreth vaksinimit të detyrueshëm.
Projektligji pritet të nënshkruhet nga presidenti Joe Biden, raporton VOA.
Më herët gjatë ditës, udhëheqësit e kongresit njoftuan se arritën një marrëveshje për të mbajtur qeverinë funksionale për 11 javë të tjera, kryesisht në nivelet aktuale të shpenzimeve, ndërsa shtuan 7 miliardë dollarë për të ndihmuar të evakuuarit nga Afganistani.
Pasi Dhoma e Përfaqësuesve votoi për miratimin e projektligjit, senatorët njoftuan për një marrëveshje që lejoi votimin e shpejtë.
“Më vjen mirë që në fund mbizotëruan ‘kokat më të ftohta’. Qeveria do të qëndrojë e hapur dhe falënderoj anëtarët e kësaj dhome që na larguan nga pragu i një mbylljeje të shmangshme, të panevojshme dhe të kushtueshme”, tha udhëheqësi i shumicës në Senat, Chuck Schumer.
Senati e miratoi projektligjin me 69 vota për, ndërsa kundër ishin 28.
Dhoma e Përfaqësuesve e udhëhequr nga demokratët e miratoi projektligjin me 221 vota kundrejt 212 sa ishin kundër. Udhëheqja republikane u bëri thirrje ligjvënësve të votojnë kundër. Vota e vetme republikane në mbështetje të projektligjit ishte ajo e përfaqësuesit nga Illinoi, Adam Kinzinger.
Projektligji u miratua një ditë para afatit të së premtes duke shmangur mbylljen e zyrave federale.
Mospajtimet rreth buxhetit kanë çuar shpesh në mbyllje të kushtueshme të qeverisë gjatë dy dekadave të fundit
Top Channel