Qeveria talebane firmos dekretin e rëndësishëm: Gratë nuk janë ‘pronë’ dhe duhet të japin pëlqimin e tyre për martesë

03/12/2021 13:01

Qeveria talebane në Afganistan ka nxjerrë ditën e sotme një dekret për të drejtat e grave, sipas të cilit gratë nuk duhet të konsiderohen “pronë” dhe duhet të japin pëlqimin e tyre për martesë.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja, ndërsa theksojnë se ky dekret nuk përfshinte një referencë për arsimimin e grave ose aftësinë e tyre për të punuar jashtë shtëpisë.

Talebanët janë vënë nën presionin e komunitetit ndërkombëtar, i cili ka “ngrirë” shumicën e fondeve për Afganistanin, për t’u angazhuar për respektimin e të drejtave të grave që kur grupi islamik i linjës së ashpër mori pushtetin në vend më 15 gusht.

“Gratë nuk janë pronë, por një qenie njerëzore fisnike dhe e lirë, askush nuk mund t’ia japë askujt në këmbim të paqes; ose përfundimit të armiqësisë”, thuhet në dekretin e talebanëve të lëshuar nga zëdhënësi Zabihullah Mujahideen.

Dekreti përcakton rregullat që rregullojnë martesën dhe pronën për gratë, duke thënë se gratë nuk duhet të detyrohen të martohen dhe të vejat duhet të kenë një pjesë në pronën e burrit të tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA