Qeveria amerikane iu afrua sërish rrezikshëm mbylljes, por senati arriti ta miratonte një projektligj mbi shpenzimet duke e shmangur këtë skenar.
Ai financon qeverinë federale deri në 18 shkurt, pasi udhëheqësit e dy partive zbutën tensionet rreth vaksinimit të detyrueshëm. Projektligji pritet të nënshkruhet nga presidenti Joe Biden.
Më herët gjatë ditës, udhëheqësit e kongresit njoftuan se arritën një marrëveshje për të mbajtur qeverinë funksionale për 11 javë të tjera, kryesisht në nivelet aktuale të shpenzimeve, ndërsa shtuan 7 miliardë dollarë për të ndihmuar të evakuuarit nga Afganistani. Pasi Dhoma e Përfaqësuesve votoi për miratimin e projektligjit, senatorët njoftuan për një marrëveshje që lejoi votimin e shpejtë.
“Më vjen mirë që në fund mbizotëruan ‘kokat më të ftohta’. Qeveria do të qëndrojë e hapur dhe falënderoj anëtarët e kësaj dhome që na larguan nga pragu i një mbylljeje të shmangshme, të panevojshme dhe të kushtueshme,” tha udhëheqësi i shumicës në Senat, Chuck Schumer.
Senati e miratoi projektligjin me 69 vota për, ndërsa kundër ishin 28. Mospajtimet rreth buxhetit kanë çuar shpesh në mbyllje të kushtueshme të qeverisë gjatë dy dekadave të fundit
Top Channel