Policia holandeze arreston dhjetëra përkrahës të grupit terrorist PKK

03/12/2021 21:54

Policia holandeze ka arrestuar dhjetëra mbështetës të grupit terrorist PKK në Hagë.

Në një deklaratë, nga policia thanë se një grup më i madh, i cili kërkonte veprime kundër Turqisë, në mesditë u përpoq që të futet me dhunë në ndërtesën e Organizatës për Parandalimin e Armëve Kimike (OPCW).

Nga policia thanë se kanë intervenuar duke arrestuar rreth 50 persona.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 35-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e radhitur si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e të paktën 40 mijë njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA