Quhet Vla2001 dhe bazohet mbi një teknologji të sprovuar në vaksina kundër gripit e të tjera të përdorura tek fëmijët.
Krijon 40% më shumë antitrupa se AstraZeneca dhe ka një profil më të mirë sigurie.
Agjensia europiane e barnave, EMA ka nisur verifikimin e kësaj vaksine të re kundër Covid 19, të krijuar nga Valneva, një firmë franceze biotecnologjie, e që duket se do të jetë më e pranueshme se vaksinat e tjera e do të bindë edhe novax-ët e pabindur, sipas zyrtarëve europianë.
Studimet laboratorike dhanë rezultate të kënaqshme edhe pas fazës 3 të testimit mbi të rritur. Ato tregojnë se Vla2001 nxit prodhimin e antitrupave që godasin Sars-CoV-2 shumë me tepër se vaksina të tjera dhe mund të ndihmojë në mbrojtjen nga sëmundja.
Administrohet me dy doza 4 javë larg njëra tjetrës. Risia është se mbështetet në teknologjinë e virusit inaktiv dhe është e vetmja e këtij lloji e prodhuar në Europë.
Ajo përmban virus të dobësuar që nuk shkakton dot sëmundje, dhe forcon reagimin e sistemit imunitar të trupit. Është e njëjta teknologji e përdorur për pjesën më të madhe të vaksinave kundër gripit, shpjegojnë ekspertët, konsiderohet s dhe mund të bindë ata që nuk i shohin me sy të mirë teknologjinë mRNA.
Top Channel