OBSH: Asnjë viktimë nuk është identifikuar të jetë shkaktuar nga Omicron

03/12/2021 14:44

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) deklaroi se nuk ka marrë asnjë raport që tregon se mutacioni i ri Omicron të ketë qenë shkak i ndonjë humbje jete.

OBSH ka filluar të mbledhë të dhëna rreth këtij mutacioni të ri, ndërsa pjesa më e madhe e vendeve në të gjithë botën kanë marrë masa për të parandaluar përhapjen e tij.

Ne po vazhdojmë të mbledhim të dhëna dhe jemi të bindur se gjatë punës do të zbulojmë shumë më tepër informacion. Sa më shumë shtete të vazhdojnë me testimin e qytetarëve dhe të shohin më specifikisht versionin e ri Omicron, aq më shumë raste do të zbulojmë por edhe më shumë informacion rreth tij do të kemi. Shpresoj mos të ketë, por edhe mund të shënohet ndonjë viktimë”, tha zëdhënësi i OBSH-së, Christian Lindmeier, i cili u bëri thirrje qytetarëve që të vazhdojnë të tregojnë kujdes ndaj virusit Delta.

Omicron mund të zgjerohet dhe mund të arrijmë në një pikë që do të bëhet opsion dominues, por për momentin opsioni dominues mbetet Delta”, tha ai.

OBSH, deklaroi se nevojiteshin disa javë për të kuptuar fuqinë e transmetimit dhe ashpërsinë që shfaq mutacioni i ri Omicron, gjithashtu edhe për të vlerësuar se si vaksinat, testet dhe trajtimi po përballen me versionin e ri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA