24/11 19:15
Rusia ka mobilizuar më shumë se 94,000 trupa pranë kufirit ukrainas dhe mund të përgatitet për një sulm ushtarak në fund të janarit.
Lajmin e ka bërë të ditur sot në parlament sot në parlament ministri ukrainas i Mbrojtjes Alexei Reznikov, duke cituar burime të inteligjencës.
Reznikov vuri në dukje se Ukraina nuk do të bënte asgjë për të provokuar situatën, por ishte e gatshme të luftonte nëse Rusia fillonte një sulm.
Ukraina dhe aleatët e saj të NATO-s kanë dhënë alarmin për lëvizjen e forcave ruse pranë kufijve të Ukrainës këtë vit, duke ngritur shqetësimet se një konflikt i ndezur në Ukrainën lindore mund të kthehet në një luftë të hapur.
Top Channel