Kreu marrëdhënie seksuale me 12-vjeçaren dhe e kërcënoi të mos fliste, ja kush është autori (emri-foto)

03/12/2021 10:30
47-vjeçari Urim Cenuka

Një rast i rëndë abuzimi seksual me të mitur ka ndodhur në Mat.

Një 47-vjeçar është arrestuar nga policia me akuzën e abuzimit me një 12-vjeçare ne fshatin Gjalish në njësinë administrative Lis.

47-vjeçari Urim Cenuka (Hoxha), banues në Mat ra në pranga pasi familjarët e të miturës e kanë denoncuar ngjarjen e rëndë në Komisariat.

Abuzimi me 12-vjeçaren dyshohet se ka ndodhur dy javë më parë dhe Urim Cenuka e ka kanosur të miturën për të mos treguar. 47 vjeçari i martuar dy here jetonte në të njëjtën lagje me familjaret e vajzës, të cilën fillimisht e ka afruar me mashtrime dhe kur u diktua nga familjarët ai e ka kërcënuar me një pistoletë çakmak.

Ndaj tij tani rëndojnë akuzat për “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, dhe “Kanosja”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA